Vendi ynë arrin në pikun e virusit Covid-19. 69 raste të reja janë evidentuar nga epidemiologët, shumica janë në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi. Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve.

?Kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive. Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje?.

Përveç Tiranës, vatra të reja janë shfaqur edhe në 4 qytete të tjera, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 499 persona.

?Janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës?.

Është rritur edhe numri i të shtruarve në spital.

?Në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana?.

11 persona, mes tyre edhe 2 personel shëndetësorë i janë shtuar listës të të shëruarve, duke e çuar numrin total në 1055.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

View at DailyMotion

Topics #coronavirus #covid 19 indiana #covid 19 statistics #covid 19 usa #covid symptoms #covid-19 #novel coronavirus #second #stimulus #update